
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga kjo pandemi.
Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 576.



