
KPK ka njoftuar sot se ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Pëllumb Zaimi.
Gjyqtari Pëllumb Zaimi i Gjykatës së Beratit u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan balanca negative për kursimet në dy vite, të cilat ai i cilësoi si modeste dhe të pamjaftueshme për të sjellë penalizim.
Në seancë u relatuan raste të konfliktit të interesit në dukje në shqyrtimin e disa çështjeve, gjetje të cilat u kundërshtuan nga subjekti.
Një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK për dyshime për veprime korruptive u relatuan prej Komisionit në gjetjet e kriterit profesional, por nuk u evidentuan probleme.
Pëllumb Zaimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Skrapar dhe pas mbylljes së asaj gjykate vitin 2007, u emërua në 2008-ën në Gjykatën e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyrën.



