
Një punonjës i policisë rrugore në Peshkopi ka mbetur i plagosur rëndë pasi është lënduar nga plasja e gomës së një kamioni të tonazhit të rëndë.
Bëhet me dije se rreth orës 14.00, në vendin e quajtur 'Qenok', në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor.
Teksa punonjësi i policisë po përpiqej të rregullonte trafikun është lënduar nga plasja e një gome.
Polici është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.
Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur 'Qenok', aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.
Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T. Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.
Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.



