Një maqedonas infektohet nga koronavirusi në një anije në Japoni

Një maqedonas infektohet nga koronavirusi në një anije në Japoni

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se një qytetar maqedonas rezulton i infektuar me koronavirus në anijen  turistike “Diamond Princess” në portin e Jokohamas në Japoni. Në këtë anije ndodhen tre shtetas maqedonas dhe njëri prej tyre është prekur nga epidemia.  Shtetasi maqedonas identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,  shtë shtruar në spital në Japoni.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë, ndërkohë dy shtetasit e tjerë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe 44 persona në kroçeren “Dajmond princes”, e cila është ankoruar në afërsi të qytetit Jokohama, janë infektuar nga koronavirusi i ri, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë së Japonisë.

Më këtë numri i të infektuarve në anije, në të cilën në karantin gjenden më shumë se 3.500 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrit në 218, prej 713 personave aq sa deri më tani janë testuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy