
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit në lagjen ’18 Nëntori”, ku një motorist shpërndarës picash është përplasur me një makine tip ‘Benz’. Sipas burimeve nga vendngjarja motoristi rreth 50 vjeç ka humbur kontrollin e mjeti si pasojë e temperaturave te larta duke i rënë të fikët. Menjëherë është thirrur ambulanca për transportin e tij në spital nga kalimtare të rastit si dhe policia.



