Zbardhet konflikti në servisin e automjeteve në Korçë, 3 të arrestuar/ Procedohet pronari

Zbardhet konflikti në servisin e automjeteve në Korçë, 3 të arrestuar/ Procedohet pronari

Zbardhet konflikti i ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr. 10 në Korçë, ku u përfshinë disa persona në ambientet e një servisi automjetesh. 

 

Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar shtetasit E. D., 39 vjeç, E. Th., 40 vjeç dhe L. M., 34 vjeç. 

 

Ata dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje për një shërbim, kanë shkuar në servisin e shtetasit R. Xh., 35 vjeç, dhe e kanë goditur me sende të forta dhe mjet prerës. 

 

Gjatë konfliktit është përfshirë edhe L. M., i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje. 

 

Ndërkohë, pronari i servisit, R. Xh., ka dëmtuar lehtë me gërshërë pune shtetasit E. Th. dhe L. M., për çka ndaj tij ka nisur procedim penal për “Plagosje të lehtë me dashje”. 

 

Si prova materiale janë sekuestruar një automjet, një bisturi-thikë dhe një palë gërshërë. 

 

Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe më pas u larguan në banesë. 

 

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy