Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në dëgjesën e sotme publike, u shpreh se është pro hapjes së basteve në vend.
Sipas tij, fondet që do të vinin nga menaxhimi i rregullt i tyre do të shërbenin për të infrastrukturën e nevojshme për futbollit.
Duka u shpreh i bindur se rikthimi i ligjit të basteve do të kalonte në ndërtimin e fushave sportive në Tiranë.
Gjatë kësaj periudhe mbështetja nga ministria ka qenë shumë e mirë. Më bëhet qejfi kur tha kryeministri që ministrja ka kaluar në krahun tonë për punën e rifillimit të basteve. Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston.
Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme. Duke përfituar nga ky takim që nuk është shumë i zakonshëm, do rikujtoj që sporti në përgjithësi, por edhe futbolli në veçanti, ka nevojë akoma më shumë se sa rikthimi i basteve.
Nuk kemi bërë shpikje, baste luhen në të gjithë botën, por me rregulla, duhen të detajuar si funksionojnë, ato që luhen, të luhen në mënyrë të ligjshme, liron dhe ministrinë e brendshme sepse nuk ka aktivitet kriminel. Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin.
Nëse do ta riktheni ligjin e basteve, ne do ti kalojmë për të ndërtuar fusha në Tiranë. Fatmirësisht duke qene drejtues i Federatës, nuk kam nevojë që ta promovoj futbollin në Shqipëri. Unë nuk jam nga ato që besoj se plani dy vjeçar do të na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë, të klubeve e ekipeve të futbollit, asnjë të mos ketë iluzione që mund të zhvillojë sportin pa mbështet qeveritare.
Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një ligj që incentivon sponsorizimin në sport. Janë shumë vende para nesh, më vjen turp, po nuk e di që kanë bërë gjëra më të mira se ne. Përveç basteve duhen parë dhe ligje të tjera, kënaqesh kur shikon një kampion europe, për mua është krenari që kam në krah një kampion europe. Nuk e di nëse të tjerët e mbështesin nismën tonë.



