Dhunë ndaj babait, vëllait e gruas/ Arrestohen tre shtetas në Tiranë

Dhunë ndaj babait, vëllait e gruas/ Arrestohen tre shtetas në Tiranë

Raporti i 24 orëve të fundit nga Policia Vendore e Tiranës, njofton kryesisht për dhunë në familje në disa raste.

Kësisoj Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin - G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Don Bosko", në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç.

I lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Poashtu është bërë i mundur arrestimi i shtetasit - A. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Gjatë kontrollit fizik të 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

Gjithashtu Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. O., 39 vjeç, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy