
Një pedagog i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është vënë në pranga.
Denis Himçi, 36 vjeç, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit në një emision investigativ, ku ai shfaqej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të notës kaluese në lëndën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



