Rrihen dy zyrtarët e Bashkisë së Kolonjës

Rrihen dy zyrtarët e Bashkisë së Kolonjës

Dy zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës janë goditur dhe kanosur për shkak të detyrës  nga një 40 vjeçar I dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.

Policia ka arrestuar 40 vjeçarin e identifikuar me inicialet O.M banues në Ersekë.

“Në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni”, informon policia.

Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy