Dëbora dhe ngricat bllokojnë Korçën, mjetet duhet të qarkullojnë me zinxhirë

Dëbora dhe ngricat bllokojnë Korçën, mjetet duhet të qarkullojnë me zinxhirë

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë orëve të fundit në Korçë dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar probleme në zonë. Trashësia e borës ka arritur 10-30 cm. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve por lëvizja për në Dardhë dhe Voskopojë, duhet të kalohet me zinxhirë.

Në Qafë Sharr, është i nevojshëm kalimi me zinxhirë. Në fshatin Moglicë të Maliqit, janë këputur telat për shkak të linjës të amortizuar dhe pjesa më e madhe e fshatit nuk ka energji elektrike. Fshati Mesmali, vazhdon të jetë i izoluar prej dy ditësh.

Qafë Thana, ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve pasi trashësia e dëborës shkon 20-30cm. Në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit por akoma nuk është gjendur defekti.

Në Dardhas ka ende fshatra të izoluar dhe lëvizja drejt saj bëhet vetëm me zinxhirë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy