“Afternoon” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.
Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



