Një 65-vjeçar nga fshati Petrelë në Tiranë ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e punës.

Sipas uniformave blu, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H.
Më pas i lënduari nga dëmtimet e rënda ka humbur edhe jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.



