Laborator heroine në Has, 5 të arrestuar

Laborator heroine në Has, 5 të arrestuar

Një laborator i mirëfilltë i prodhimit të heroinës është zbuluar sot në një fshat të Hasit. Një operacion i policisë, i cili vjen pas një hetimi disamujor, bëri të mundur sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike të llojit heroinë, opium dhe kokainë.

Uniformat blu kanë vënë në pranga 5 persona: V. B., F. C., XH. SH., M. SH. dhe A. SH.

Mësohet se ka qenë policia lokale e Hasit, e cila ka evidentuar një objekt ku dyshohej se përpunohej heroina.

Hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet vijojnë.

Pritet që Policia e Shtetit të japë detaje të tjera në lidhje me operacionin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy