U kapen 50 kg kanabis në banesa, në kërkim 5 shkodranë

U kapen 50 kg kanabis në banesa, në kërkim 5 shkodranë

Një sasi prej 50 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe 385 bimë kanabis në proces tharjeje, janë sekuestruar nga policia e Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar “Muzgu”.

Mësohet se në kërkim janë shpallur 5 shtetas: B.M., 21 vjeç; G.M., 43 vjeçe; F.P., 42 vjeç; Gj.P., 31 vjeç dhe K.Gj., të gjithë banues në fshatin Kir. Lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve.

Policia njofton se lënda narkotike është gjetur në banesat e të arrestuarve dhe është asgjësuar me anë të djegies.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy