
Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bitinckë, në Bashkinë Devoll.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, pjesëtar i komunitetit rom, jetonte i vetëm.
Ka qenë motra e tij ajo që e ka gjetur të pajetë në banesë dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se 57-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në trajtim me medikamente.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.



