
Shtatë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 7 të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga posedimi i lëndëve narkotike, deri te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.
U arrestua në flagrancë 29-vjeçari i identifikuar me inicialet E. J, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Komisariatin e Policisë Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit A. A.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.
Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. A., 36 vjeç, T. J., 25 vjeç dhe E. V., 63 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
E. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



