Anija e peshkimit gjen në det të hapur një velierë, mbërrijnë në portin e Sarandës

Anija e peshkimit gjen në det të hapur një velierë, mbërrijnë në portin e Sarandës

Sot, rreth orës 09:00, kanë mbërritur në portin e Limjonit, Sarandë, anija e peshkimit “Rozafa 23” dhe një mjet lundrues tip veliere. Mjeti lundrues tip veliere, me mbishkrimim “Bavaria 50”, është gjetur më datë 10.06.2023, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali, nga anija e peshkimit Rozafa, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare. Nga kapiteni i anijes së peshkimit në momentin e konstatimit nga ana e tyre, është njoftuar Kapiteneria e Siçilisë dhe Delta Force e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme si dhe kanë kryer verifikimet e tjera përkatëse dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, ja kanë dhënë velieren kapitenit të anijes Rozafa. Aktualisht mjeti lundrues tip veliere është sekuestruar dhe qëndron e bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy