
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ku një person ka humbur jetës si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi. Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombola e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje.
Gjithashtu mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar. 2 zjarrfikëse në vendngjarje po bëjnë të mundur shuarjen total të flakëve.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.



