
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një makinë ka dalë nga rruga dha ka përfunduar në humnerë.
Në automjetin tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, udhëtonte një familje ku duke zbritur nga fshati në drejtim të Beratit, ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.
Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po bëjnë këqyrjen e vendit të aksidentit dhe shkaqee e tij.



