Nga zjarri që përfshiu një banesë dy katëshe në Shkodër pasditen e sotme ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e flakëve të mëdha.
Sipas policisë së Shkodrës, viktima është 74 vjeçari me iniciale H.H.
Zjarri shpërtheu në banesën e vjetër në lagjen “Nazmi Kryeziu” të qytetit verior.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët e zjarrit nuk janë shuar dot për shkakl të forcës së tyre, por edhe vështirësisë së mjeteve për të depërtuar në vendin ku ka shpërthyer zjarri.
Të ndihmuar nga era, flakët e zjarrit rrezikojnë edhe dy banesa të tjera aty pranë. Puna e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të mungesës së rrugës.
Banesa dykatëshe e familjes Hoxha është tejet e vjetër, çka ka ndikuar që ajo të digjet më shpejt.



