Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 18 vjeçari në arratisje

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 18 vjeçari në arratisje

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi para dy ditësh kishte përplasur me makinë për vdekje një të moshuar dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Polica e Fierit njofton se i arrestuari është identifikuar me inicialet A.Xh. banues në Lushnjë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka nisur hetimet dhe për një 16-vjeçar, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.

Ky shtetas në datën 04.11.2019 ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy