Protesta para Kuvendit, Policia shoqëron tetë protestues

Protesta para Kuvendit, Policia shoqëron tetë protestues

Protesta e zhvilluar ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë ka degraduar në tensione dhe përplasje fizike mes tubuesve dhe forcave të rendit, duke sjellë shoqërimin e disa personave në komisariat.

 

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe perimetrit të sigurisë së institucionit, Policia e Shtetit thotë se kishte pozicionuar kordonët e saj në terren. 

 

Sipas uniformave blu, gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë nisur të shtyjnë kordonin e sigurisë dhe të godasin punonjësit e policisë me vezë, domate, gurë si dhe sende të tjera.

 

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të policisë nëpërmjet megafonit për të ndërprerë veprimet e kundërligjshme, për të zbatuar urdhrat dhe për të mos bllokuar qarkullimin e rrugës, një pjesë e protestuesve kanë refuzuar të binden.

 

Në këto kushte, policia ka ndërhyrë duke aplikuar procedurat standarde për neutralizimin e dhunës.

 

"Me qëllim neutralizimin e veprimeve të dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në tubim, punonjësit e Policisë kanë përdorur spraj individual policor dhe, në vijim të veprimeve, kanë shoqëruar deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme," sqarohet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

 

Autoritetet bënë me dije se po kryejnë detyrën me korrektësi dhe profesionalizëm për të garantuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar paqësisht. 

 

Në mbyllje, Policia e Shtetit lëshoi një apel të prerë për organizatorët dhe pjesëmarrësit që të respektojnë ligjin, duke paralajmëruar se çdo akt dhune ndaj uniformave blu do të trajtohet me ashpërsinë e ligjit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy