Eni Çobani kallëzon menaxherin e zyrës ligjore: Më vodhi mbi 30 mijë euro

Eni Çobani kallëzon menaxherin e zyrës ligjore: Më vodhi mbi 30 mijë euro

Ndërmjetësja Eni Çobani përfundon në gjykatë.

MCN tv mëson se Çobani ka kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët.

Çorati është arrestuar. Para gjykatës, në seancën e masës së arrestit, Çorati ka mohuar akuzën duke akuzuar Çobanin, se e përdori atë për të fshehur paratë dhe se nuk ka kryer asnjë vjedhje.

Njoftimi

Sot me date 19.03.2022 ora 18.00 nga Seksioni per Krimin Ekonomik e Financiar u bë e mundur kapja dhe ndalimi e shtetasit të shpallur në kërkim:

 Erik Çorati, i biri i Agron dhe i Alma, i datëlindjes 18.11.1989, lindur dhe banues në rrugën “e Dibrës” Pll. 308, Tiranë, me arsim të lartë, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i vetëdeklaruar i pa dënuar, me profesion ekonomist, me nr.cel.0699911127, i identifikuar me letërnjoftimin me ID I91118050J.

 Ndalimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kallëzuar nga shtetasja:

E.Ç.(SH) e bija e Hysen dhe e Venjes, e datëlindjes 27.05.1972, lindur dhe banuese në Tiranë.

Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore me NUIS L31902015I, ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike.

 U kryen veprimet e para hetimore, materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” të parashikuara nga nenet 143/2, 135 ,180 dhe 181 të K.Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy