47-vjeçari u gjet i pajetë në makinë/ Dalin detaje të reja nga ngjarja në Korçë

47-vjeçari u gjet i pajetë në makinë/ Dalin detaje të reja nga ngjarja në Korçë

Vijojnë të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen në Korçë, ku 47-vjeçari, Çelnik Malçellari u gjet i pajetë brenda automjetit të tij dhe u arrestua 37 vjeçarja Vahide Shuli.

Sipas burimeve nga policia, të korrespondentes së MCN nga Korça, kanë bërë me dije se viktima punonte në një fast food në qytetin e Korçës.

E arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë. Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).

Grupi hetimor pas dërgimit të trupit të viktimës në morg, ka marrë telefonin e tij për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37 vjeçares, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit.

 Pasi polici bëri identifikimin e Vahide Shulit, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë, për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.

Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37 vjeçarja Vahide Shuli ka bërë të ditur se i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar.

Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti. Këto ishin fjalët që e arrestuara dha në polici ndërkohë që sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartëmonedhë 500 lekëshe (të reja), çka konfirmon atë që policia ka dhënë në një komunikim zyrtar për ushtrimin e prostitucionit nga ana e 37 vjeçares.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy