Përshtatën dy lokale për lojëra fati, vihen në pranga dy persona në Cërrik

Përshtatën dy lokale për lojëra fati, vihen në pranga dy persona në Cërrik

“Loja e fundit” u kodua një operacion i policisë, gjatë të cilit u bllokuan dy lokale që ishin përshtatur për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit në Cërrik, duke u vënë në pranga dy persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Loja e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit L. K., 37 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të dy banues në Cërrik.  

Këta dy shtetas kishin përshtatur lokalet që administronin, për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.  

Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre lokaleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati (baste sportive) dhe 250 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. P., F. D., R. S., F. S., dhe Sh. S.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, duke vënë baste sportive, në lokalet që administroheshin nga shtetasit e arrestuar. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy