“Balla”, Trenova: Ministri i Brendshëm, caktohet që të jetë i aftë të mbulojë skandalet (VIDEO)

“Balla”, Trenova: Ministri i Brendshëm, caktohet që të jetë i aftë të mbulojë skandalet (VIDEO)

“Për tu caktuar ministër i Brendshëm, kriter është se sa i aftë është të mbulojë skandalet, se skandale e shkelje me ligjin, trafik droge do ketë. Aftësia e ministrit të Brendshëm është që të mos bëhen publike për njerëzit, ky është kriteri kryesor i përzgjedhjes së ministrit se ndoshta Taulant Balla mund ta bëjë më së miri”. Një deklaratë e tillë vjen nga ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova për MCN Live, nga ku tha se nuk është kriter morali për qeverinë, përzgjedhja e ministrit dhe nëse ka akuza, një çështje e caktuar do përdoret vetëm kur vjen momenti që një person do bëhet kurban dhe të hiqet. “Edhe Rrajën e hoqën si deputet, jo se bëre ai rrahjen atje, por se nuk ishte i zoti ta mbulojë se ngjarja kishte kohë që kishte ndodhur. Kriteri kryesor duhet të jesh i zoti të mbulosh krimet që bëhen. Largimi dhe i Çuçit dhe i Rrajës, se nuk ishin të zotët të mbulonin çështjen, doli nga kontrolli situata. Nuk është çështja për ta luftuar se nuk kishin asnjë vullnet për ta luftuar si veprimtari kriminale.” Në vijim shtoi se çdo ministër i Brendshëm do ketë vështirësi për ta bërë punën, duke thënë se fenomenet kriminale janë aq komplekse sa që është shumë vështirë që t’i presë me shpatën e Demokleut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy