
Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Fshat-Memaliaj, pjesë e Bashkisë Memaliaj. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, sipas informacioneve nga vendi I ngjarjes, si pasojë e zjarrit ka shpërthyer një sasi municionesh luftarake që ndodhen në këtë zonë prej vitesh. Forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa po punojnë për neutralizimin e zjarrit në mënyrë që të mos preket zona e banuar.



