Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 127 të infektuar dhe tre viktima.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se rastet e reja janë shënuar në Shkup, Kumanovë, Dibër, Shtip, Tetovë, Strugë, Ohër, Koçan dhe Probishtip.
Sakaq, personat që kanë humbur jetën janë një në Kumanovë, i cili i përkiste moshës 70 vjeç dhe dy nga Shkupi, 62 dhe 78 vjeç.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.
Në total, janë 3152 të prekur me COVID dhe 156 viktima.



