Tentuan të kalojnë mallra kontrabandë në Qafë-Morinë, arrestohet doganieri dhe 2 policë

Tentuan të kalojnë mallra kontrabandë në Qafë-Morinë, arrestohet doganieri dhe 2 policë

Pesë persona, mes tyre një doganier dhe efektivë policie, kanë përrfunduar në prangat e policisë kufitare në Morinë pasi janë kapur me mallra kontrabandë.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Qafë Morinë".

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike",  shtetasit A. Z., 27 vjeç dhe I. Rr., 41  vjeç, të dy banues në Pejë, Kosovë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Qafë Morinë-Tropojë” duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare Qafë Morinë, duke korruptuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës", shtetasit: J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Tetaj, me detyrë doganier (përgjegjës turni) në PKK Qafë Morinë;

-S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Bujan, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë;P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Buçaj, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë.

Këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara nga shtetasit A. Z. dhe I. Rr., kundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, së bashku me mallrat e kontrabanduara.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy