E rëndë në Delvinë/ Bariu bie aksidentalisht në përrua, humb jetën

E rëndë në Delvinë/ Bariu bie aksidentalisht në përrua, humb jetën

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, pasi aksidentalisht teksa ruante bagëtitë në fshatin Tatzat në Delvinë, ka rënë në përrua. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sh. Q., ka qenë në vendin e quajtur “Guvel”, ndërsa si pasojë e rënies ka marrë plagë të shumta.

Më datë 29.11.2021, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy