Një aksident u regjistrua paraditen e kësaj të mërkure në aksin nacional Lezhë-Laç, në afërsi të Ishull-Shëngjinit.
Një automjet tip Ford që drejtohej nga një grua ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e aksidentit drejtuesja e mjetit ka marrë lëndime të lehta, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit.



