Transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet një person, hetohet një tjetër

Transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet një person, hetohet një tjetër

Julian Locaj, ka rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, ndërsa një tjetër po hetohet pasi transportonin 11 emigrantë të paligjshëm. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me ata të Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 65", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. S., 32 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëjetues). Në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur "Serat në Mashkullorë", këta shtetas u kapën në flagrancë teksa transportonin në drejtim të Shkodrës, me një automjet tip furgon që drejtohej nga 35-vjeçari, 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5500 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy