Porti i Durrësit/ Reagon Hoxholli: Do vijoj t'u shërbej klientëve me integritet

Porti i Durrësit/ Reagon Hoxholli: Do vijoj t'u shërbej klientëve me integritet

Një ditë pasi MCN TV publikoi një lajm sipas të cilit administratori i Symphony Real Estate Development, kompania që do të përfitojë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, është Oltian Hoxholli, ky i fundit ka sqaruar pozicionin e tij me anë të një reagimi. Hoxholli shprehet se si avokat dhe partner në studion ligjore LPA Legal, ofron shërbime si përfaqësues ligjor, por edhe si administrator për shumë kompani të huaja. Mes tyre edhe kompania Moveo Albania, e cila një ditë më parë njoftoi shkarkimin e tij nga ky pozicion.

Unë Oltjan Hoxholli deklaroj se jam avokat dhe partner në studion ligjore LPA Legal, në të cilën zhvilloj aktivitetin tim profesional si përfaqësues ligjor i shoqërive shqiptare dhe të huaja që operojnë në Shqipëri. LPA Legal asiston dhe i ofron shërbime juridike një portofoli të gjerë klientësh ndërkombëtarë dhe vendas. Prej mbi 10 vitesh kam qenë përfaqësues ligjor i mbi 100 kompanive të huaja, ku në disa prej tyre dhe si administrator. Ju informoj se kam qenë përfaqësues ligjor dhe Administrator i shoqërisë Moveo Albania duke përfaqësuar palën italiane në Shqipëri”, shprehet ai.

Hoxholli thotë më tej se roli si përfaqësues ligjor dhe administrator mbetet brenda kuadrit të tij të punës, të cilën do të vazhdojë ta bëjë njësoj. 

Duke marrë shkas nga disa lajme të publikuara ditën e djeshme në media, sqaroj se angazhimet e mia si përfaqësues ligjor apo roli im në disa raste si administrator në shoqëri të tjera vendase apo të huaja që operojnë në Shqipëri, nuk kanë asnjë lidhje apo ndikim kundrejt njëra-tjetrës, duke mbetur brenda kuadrit të punës sime profesionale si avokat. LPA Legal do vijojë t’i shërbejë të gjithë klientëve me integritet, profesionalizëm, seriozitet dhe përkushtim”, shkruan ai.

Symphony Real Estate Development, kompania me të cilën qeveria ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit, në QKB rezulton e regjistruar në emrin e Hoxhollit. Dokumentet e siguruara nga MCN, tregojnë se në 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy