Me kokainë dhe kanabis në makinë gati për shitje, arrestohet një person në Vlorë

Me kokainë dhe kanabis në makinë gati për shitje, arrestohet një person në Vlorë

Një person i cili lëvizte me makinë me kokainë dhe kanabis gati për shitje, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Bazuar në informacionet e siguruara, uniformat blu, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike gjatë të cilit u arrestua në flagrancë Ervis Vulo, 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues 41-vjeçarin, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy