Turku Selami Simsek dënohet me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh

Turku Selami Simsek dënohet me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit burg shtetasin turk, Selami Simsek, i ndaluar nga policia shqiptare në Rinas, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ahmet Metaliaj, i cili shpalli fajtor 40-vjeçarin për falsifikim të vizave duke e dënuar fillimisht me 18 muaj burg. Por është pranuar kërkesa e shtetasit turk për gjykim të shkurtuar dhe në këto kushte dënimi i tij ulet në 1 vit burg.

Simsek në dëshminë e tij ka thënë se ka paguar afro 5 mijë euro për falsifikimin e vizës, ndërsa pasaporta turke ishte e rregullt. Arrestimi u bë në korrik të 2019 në Rinas.

Ashtu si Çelik, edhe Selami dyshohet se është mbështetës i Lëvizjes Gylen dhe kërkohet të merret nga Turqia. Në lidhje me këto akuza nga vendi i tij i origjinës, 40-vjeçari ka kërkuar azil politik në Shqipëri, pasi sipas tij nëse e ekstradojnë në Turqi, i rrezikohet jeta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy