Operacion në Tiranë, policia arreston 11 persona

Operacion në Tiranë, policia arreston 11 persona

11 persona janë vënë në pranga pasi u kapën me lëndë narkotike dhe kishin krijuar kushte për përdoruesit e drogës.

Po ashtu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 3 armë të ftohta, 2 aparate celularë dhe 1 automjet.

Në pranga kanë rënë: A. H., 29 vjeç, për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve"; A. H., 48 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi ka shkelur masën e qëndrimit “Arrest në shtëpi”; A. H., 34 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; A. K., 28 vjeç, E. S., 42 vjeç dhe F. Ll., 30 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Shtetasi A. H., 34 vjeç, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, ku ishin të pranishëm shtetasit e tjerë lartpërmendur. E. H., 35 vjeç, E. S., 22 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Forcat e Posaçme "Shqiponjat" kanë ndaluar për kontroll në Rrugën e Dibrës, mjetin me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjerë shtetasit E. S dhe R. D. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).

N. L., 36 vjeç dhe S. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në një lokal të marrë me qira, shtetasi N. L., në bashkëpunim me shtetasin S. K., merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik shtetasit N. L. iu gjet një aparat celular, i cili dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 40 doza me lëndë narkotike kanabis, 10 doza me lëndë narkotike kokainë, 3 armë të ftohta (thika), 2 aparate celularë dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy