Një incident me zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në një autobus të linjës Durrës–Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 08:00, gjatë lëvizjes së mjetit, në pjesën e jashtme të tij është konstatuar zjarr.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar. Autobusi ka pësuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave.



