
Ajet Guneli, 41-vjeçari që u bra pas një konflikti me qiramarrësin e stallës së derrave, është përcjellë paraditen e sotme për në banesën e fundit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Goraj, momentin kur Guneli ishte duke konsumuar një kafe në lokalin e fshatit.
Ajet Guneli Dajlani u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, ndërsa 20 plumba e kanë prekur atë në trup. Krimi erdhi si pasojë e një grindjeje banale nga Vangjel Polovina, personit të cilit disa vite më parë i kishte dhënë një objekt me qira.
Vangjel Polovina, 44 vjeç ka shkuar me armën tip kallashnikov dhe ka shkrepur mbi trupin e 41 vjeçarit të gjithë karikatorin me fishekë.
(Viktima Ajet Guneli dhe vendi ku ndodhi vrasja)



