Atentati ndaj biznesmenit Gjoka, historia e konfliktit që nisi në gusht të 2013-s

Atentati ndaj biznesmenit Gjoka, historia e konfliktit që nisi në gusht të 2013-s

Enkel Kertalli dhe Morel Kertalli përkatësisht 32 dhe 36 vjeç janë dy vëllezërit tashmë të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenti dhe të dënuarit nga drejtësia italiane, Dashamir Gjoka, dhe familjes së tij mesditën e së mërkurës në zonën e “4 rrugëve të Shijakut”.

Sosneës ka arritur të zbardhë të plotë identitetin e dy të dyshuarve si dhe pistat kryesore të policisë se përse janë shtyrë për të kryer atentatin ndaj 46-vjeçarit.

Enkel dhe Morel Kërtalli janë vëllezërit e Elvin Kërtallit, 37-vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit të Shijakut me 27 Gusht 2013.

Elvinit dhe mikut të tij, Dorian Zotaj, iu bë atentati fill pasi dolën nga lokali bar lloto në pronësi të tij nga 3 persona, të cilët po lëviznin me një automjet tip “Audi” pa targa.

Në të njëjtën ngjarje ka qenë pjesëmarrës dhe ka arritur t`u shpëtoj fatmirësisht plumbave dhe Enkel Kërtalli (i dyshuar si autori kryesor për atentatin e 23 gushtit 2017) i cili ndodhej pak metra larg makinës me targa italiane ndaj të cilës u qëllua.

Elvin Kërtalli, babai i 3 fëmijëve më herët emigrant në Itali, prej 10 vitesh ishte kthyer nga emigrimi (kryesisht në Itali dhe Zvicër) ku ishte shpallur si i padëshiruar për në vendet e zonës së Shengenit.

Në momentet e para u tha se ndaj Elvin Kërtallit ishte ngatërruar shenjestër pasi objektiv ishte Zotaj.

Por me thellimin e hetimeve, ngjarja e cila ende nuk është zbardhur u konsiderua si hakmarrje.

Pasi Kërtalli dhe Dorian Zotaj (Beqiri) janë ndaluar dhe më pas lënë të lirë për mungesë provash të dyshuar si autorë të vrasjes së një shtetasi kosovar në Zvicër (1999) si dhe vrasjen e një të riu nga Shijaku në Torino në fillim të vitit 2000. Pista e vetme, por me autorë të papërcaktuar ishte ajo e ekzekutimit për shkak të ngjarjeve të mëparshme.

Grupi hetimor dyshoi se në ngjarjen e 27 gushtit të ishin përdorur vrasës me pagesë.

Pista e hetimit për atentatin ndaj Gjokës

Sektori i Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ngritur dyshimet e arsyeshme se tentativa për vrasjen e Dashamir Gjokës të jetë bërë në shenjë hakmarrje ndaj tij. Pasi vëllezërit Kërtalli kanë dyshime se Gjoka të ketë porositur vrasjen e vëllait të tyre 4 vite më parë.

Pista e dytë ku janë përqëndruar hetimet është ajo e konfliktit mes dajave të autorëve të fisit Xhija dhe Dashamir Gjokës për arsye ende të paqartësuara.

Pavarësisht dokumentimit ligjor të ngjarjes me prova dhe fakte dhe sekuestrimin e makinës së autorëve , dy vëllezërit vijojnë të mbeten ende në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy