Në kërkim nga drejtësia italiane për vrasje, plagosje dhe prostitucion, kapet në Tiranë

Në kërkim nga drejtësia italiane për vrasje, plagosje dhe prostitucion, kapet në Tiranë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, plagosje dhe shfrytëzim prostitucioni, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Sette”.

Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Pas ndalimit nga shërbimet e policisë, i dyshuari ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar.

Lidhur me të ndaluarin, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy