KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Pogradecit, Ina Hoxhaj

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Pogradecit, Ina Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për Ina Hoxhaj, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu, Etleda Çiftja pasi analizoi provat dhe faktet vendosi të konfirmoi në detyrë gjyqtaren, Ina Hoxhaj.

Të gjitha verifikimet e kryera prej KPK nuk kanë gjetur probleme në kriterin e pasurisë, si dhe ka rezultuar balancë financiare pozitive për gjithë vitet.

Ina Hoxhaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Pogradecit, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

Prej vitit 2018 ajo është komanduar si ndihmës magjistrate pranë Gjykatës së Lartë me afat 5-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy