Aksident i rendë me pasojë dy persona të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, ku A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Si pasojë ka aksidentuar M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



