
Arratisja e të paraburgosurit Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ka çuar në shtyrjen e seancës ndaj grupit të “Plumbit të artë”.
Kjo shtyrje vjen pasi Ndoci është një prej të pandehurve të grupit.
Gazetari Besmir Pula raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se pikërisht mungesa e Ndocit ka çuar në shtyrjen e seancës e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme.
Prokurorja e çështjes dhe avokati i tij mbrojtës, ka kërkuar që seanca të shtyhet.
Kujtojmë se pas arratisjes nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit, nisi rishpërndarja e “të fortëve” nga burgu i Durrësit. Pas mesnate, 33 të dënuar dhe paraburgosur, mes tyre Lulzim Berisha, nga burgu i Durrësit u dërguan në atë të Peqinit dhe të Fierit.



