Shpërndante kanabis, arrestohet një person në Tiranë

Shpërndante kanabis, arrestohet një person në Tiranë

Një person i cili merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, është vënë në prangat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Don Bosko”, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçarit, shërbimet e policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në  rrugën “Don Bosko”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy