Ambasada Greke: Shqiptarët, të lirë të kalojnë në pikat tona kufitare

Ambasada Greke: Shqiptarët, të lirë të kalojnë në pikat tona kufitare

Ambasada Greke sqaron se nuk ka asnjë pengesë për shtetasit shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, pavarësisht masave kufizuese në situatën e pandemisë.

Në një njoftim për shtyp, Ambasada Greke në Tiranë sqaron se, “absolutisht në asnjë rast autoritetet greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri”.

Në njoftim theksohet se janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brenda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme.

Njoftimi vjen pas disa raportimeve në media për vështirësi me të cilat përballen qytetarë shqiptarë, të cilët dëshirojnë të kthehen nga shteti fqinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy