Vodhi katër banesa duke hyrë me çelësa të kopjuar, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Vodhi katër banesa duke hyrë me çelësa të kopjuar, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Kopja”.

 

38-vjeçari monitoronte banesat që synonte të vidhte dhe hynte në to duke përdorur çelësa të kopjuar, me qëllim vjedhjen e parave, bizhuterive dhe sendeve të ndryshme. 

 

Ai u identifikua dhe u vu në pranga nga policia.

 

Hetimet zbardhën katër raste vjedhjeje të kryera me të njëjtën metodë gjatë këtij viti, ndërsa i arrestuari rezulton me precedent penal për vjedhje.

 

Gjatë operacionit u sekuestruan sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtyre veprave penale.

 

Operacioni “Kopja” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa.

 

Në përfundim të operacionit, u arrestua shtetasi B. H., 38 vjeç, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve në banesa gjatë vitit 2026.

 

Policia vijon punën për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme që mund të ketë kryer ky shtetas.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy