Arrestohet efektivi i njësisë speciale “FAST”

Arrestohet efektivi i njësisë speciale “FAST”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa ka vënë në pranga një efektiv të policisë në njësinë “FAST Albania”. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë 46-vjeçari me inicialet F. A., i dyshuar për veprën “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’, ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘Mashtrim’”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA në Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor S. F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K. H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara në ngarkim të tyre u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy