I kërkuar ndërkombëtarisht për vepra penale, arrestohet në Tiranë shtetasi belg

I kërkuar ndërkombëtarisht për vepra penale, arrestohet në Tiranë shtetasi belg

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, pas verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë arrestuar shtetasin belg A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë. 

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht për vepra penale dhe është kapur me qëllim ekstradimi drejt vendit ku ka lëshuar urdhri i arrestimit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy