Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohet 23-vjeçari nga Elbasani

Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohet 23-vjeçari nga Elbasani

Policia e Elbasanit bën të ditur se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, është kapur në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".   

Për E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy